TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 21:34

Tubimi i opozitës, policia shoqëron 12 persona në Elbasan; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi i opozitës, policia shoqëron 12 persona në Elbasan;

Pas përfundimit të tubimit të thirrur nga Partia Demokratike në kuadër të mosbindjes civile, policia ka shoqëruar 12 protestues.

Pas incidenteve, përplasjeve me kordonin policor dhe bllokimit të akseve rrugore, policia nisi menjëherë shoqërimin e disa personave, që u kundërshtua nga opozitarët.

Shoqërimi i tyre u bë për shkak të tensioneve në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku pati edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Bëhet me disje se janë shoqëruar në komisariat protestuesit: Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edmond Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.

Në Elbasan, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë kilometrike.

Lini një Përgjigje