TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 20:42

Ndezi zjarr në stallë për t'u ngrohur, ndërron jetë endacaku në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Ndezi zjarr në stallë për t'u ngrohur, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Një person i vuri flakën një stalle për t’u ngrohur por flakët përfshinë të gjithë stallës. Mësohet se viktimë mbeti shtetasi Shpëtim Fetahu.

Në tentativë për të fikur zjarrin, personi i cili dyshohet se është endacak ka pësuar djegie, por humbi jetën teksa transportohej drejt spitalit të Korçës me ambulancë.

Mësohet se viktima ka pasur përkeqësim gjatë transportimit në spital, ku fillimisht u dërgua deri në fshatin Lekas ndihmuar nga banorët, ndërsa më pas u transportua me ambulancë. Fatkeqësisht, nuk ka mundur dot t'u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht ndihmës mjekësore.

  

Lini një Përgjigje