TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 20:44

Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, kush është shqiptari i arrestuar në Spanjë?

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, kush

Një 43-vjeçar shqiptar u arrestuar para disa ditësh në aeroportin e Manises nga policia spanjolle.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet belge për dhënie informacionesh për kryerjen e një  vrasjes së një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022. Siç shkruajnë mediet belge, bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D.

Shqiptari tentoi të kalonte kontrollin e pasaportave me dokumente false, por në bazë të gjurmëve të gishtave, personi u identifikua si Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë. Ai dyshohet se është përfshirë në ekzekutimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar.

39-vjeçari Muça u vra përpara banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar. Muça rezulton si mik i familjes Çapja. Mediat belge thonë se nuk është ende e qartë se çfarë roli kishte në këtë vrasje Marsel D., tashmë i arrestuar.

Lini një Përgjigje