TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2026, 11:21

Tritol marketit si ‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit, del foto kush janë dy vëllezërit Lika

Shkruar nga Pamfleti
Tritol marketit si ‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit, del
 Aldo dhe Ali Lika

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një sasi tritoli shpërtheu në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në Tiranë.

Tritoli është vendosur në marketin në pronësi të shtetasit Lulëzim Lika, babai i Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur më 18 maj.

Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të Lulzim Likës.

Tritol marketit si ‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit në Shkozë

Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje e atentatit të 18 majit, megjithatë deri tani nuk dihet autori. Ai është i maskuar mirë dhe largohet nëpër rrugica në këmbë.

Në 18 Maj dy vëllezërit Aldo dhe Ali Lika dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri 31-vjeçarin Kejdi Spaja për një borxh, por aksidentalisht plagosën policin jashtë shërbimit Anxhelo Kumaraku.

Dy vëllezërit, 33 vjeç dhe 22 vjeç kishin në shënjestër Kejdi Spajën, një person, i cili ishte në arrest shtëpie, por në momentin kur ndodhi ngjarja e kishte thyer.

Ata qëlluan nga një makinë drejt 31-vjeçarit Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij me efektivin Kumaraku dhe një person të tjetër me iniciale L.D.

Policia arrestoi 31- vjeçarin Spaja, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Ndërkohë dy vëllezërit janë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, Anxhelo Kumaraku.  Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor.

 

‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit dy vëllezërit lika

Lini një Përgjigje