Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë regjisori dhe producenti Petri Bozo
Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari që ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit.
Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë regjisori dhe producenti Petri Bozo, djali i ish-deputetes së PS-së, Luljeta Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.
Fëmija 7-vjeçar është përplasur pranë shkollës ku ai mësonte, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e nënës së tij.
Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, në dëshminë e tij, sipas banorëve të zonës, autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.
“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h””, sqaroi banori i zonës, ndërsa shton se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.
"Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.
DEKLARIMI I KETIJ BOZOS ESHTE I EKSAGJERUM. TE ECES ME 10 KM NE ORE NUK I SHKAKTON VDEKJE KURKUJT. QE KTu NIS GENJESHTRA. TE SHOHIM CDO NA NXJER EKSPERTIZA SE KY QEKA DHE REGJIZOR ME MAMA LULIN DEPUTETE. E SIGURT QE DO JA VEN FAJIN FEMIJES QE I SHPETOI NGA DORA NENES SE TIJ. E TMERSHME, TRAGJEDI, DHIMBJE E MADHE PER FAMILJEN POR DHE NE TE TJEREVE QE U NJOHEM ME LAJMIN.
E ke gabim.. nëse ka qënë me shpejtësi do e godiste dhe do e hidhte tutje.. por e ka vënë poshtë të mjerin fëmijë.. do ketë qënë në frenim e siper.. ka ndodhur .. kur makina ecën sikur me 5 km dhe shoferi nuk ndalet se nuk e ka mëndjen.. të vë poshtë pa e kuptuar.
fajin e ka gjithmone shoferi ,sepse makina eshte mjet vrases dhe duhet ts perdoresh me kujdes , perjashto dhe faktin qe ndodhemi dhejetojme ne Albanistan
Cila eshte e drejta tende??? Te vrasesh femijen ne dera e shkolles? !
Biri kriminel nje qelbesire qe u zgjodh ne parlament se lavderonte komunistet.. Nje pedagoge totalisht e paafte dhe nena e nje njeriu te lig qe merrej me prostitucionin e miss-eve..