TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2026, 22:06

Korçë/ Ishte një gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit, 48-vjeçari i jep fund jetës

Shkruar nga Pamfleti

Korçë/ Ishte një gjendje të rënduar psikologjike pas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 48-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në banesën e tij.

Viktima është identifikuar si Dashamir Meçe, i cili sipas burimeve jetonte i vetëm pas divorcit. Paraprakisht dyshohet se gjendja e rënduar psikologjike mund ta ketë çuar 48-vjeçarin drejt aktit fatal.

Kanë qenë familjarët që s’kanë mundur dot të kontaktojnë me 48-vjeçarin gjatë ditës dhe kanë njoftuar policinë. Këta të fundit, kanë shkuar në banesë ndërsa është ndërhyrë për hapjen e derës dhe e kanë gjetur personin të varur në dhomë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

policia divorci 48-vjeçari

Lini një Përgjigje