TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2026, 09:23

Shpërthim me tritol në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin e dyshuar

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në Tiranë, kamerat e sigurisë
Ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Tiranë, ndërsa një ambient biznesi në zonën e Kinostudios është shkatërruar. Nga të dhënat e para mësohet se në objekt është vendosur një sasi tritoli.

Si pasojë e shpërthimit, raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa lokali ndodhej në e parë të një pallati.

Tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa po hetohet nga policia, pasi pronarët nuk deklarojnë gjë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentet kur një person afrohet pranë lokalit, lë lëndën plasëse dhe largohet në këmbë.

"Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi Policia.

policia tirane shperthim

Lini një Përgjigje