TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2026, 09:20

Kafja e mëngjesit mes dy 60-vjeçarëve përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori 

Shkruar nga Pamfleti
Kafja e mëngjesit mes dy 60-vjeçarëve përfundon në
Foto Ilustruese

Një plagosje me thikë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit për motive të dobëta. Dy 60-vjeçarë mësohet se ishin duke konsumuar kafe në një lokal të zonës, kur debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës.

Në kulmin e konfliktit, njëri prej burrave ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur shokun e tij. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një debat banal, ndërsa të dy personat ndodheshin nën efektin e alkoolit.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes. 

plagosje me thike ne kombinat

Lini një Përgjigje