TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2026, 10:28

Tritoli në Tiranë, lokali në pronësi të drejtorit; nga plagosja e policit te konflikti për borxhin, pistat që po hetohen

Shkruar nga Pamfleti

Në 18 Maj dy vëllezërit Aldo dhe Ali Lika dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri 31-vjeçarin Kejdi Spaja, por aksidentalisht plagosën policin jashtë shërbimit Anxhelo Kumaraku.

Tritoli në Tiranë, lokali në pronësi të drejtorit; nga
Shpërthimi me tritol në Tiranë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në një pallat në Tiranë në zonën e Freskut, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 në rrugën “Ramazan Gaxheri” në pjesën e jashtme të një market.

Në foton e mëposhtme shihen edhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i tritolit.

Tritoli në Tiranë, lokali në pronësi të drejtorit; nga
Dëmet e shkaktuar nga shpërthimi

Lokali është në pronësi të Lulzim Likës, drejtor në një shkollë në Fresk.

Policia po heton pistën e konflikteve që kanë djemtë e tij. Dy djemët e tij janë Aldo dhe Ali Lika, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen ku mbeti i plagosur efektivi Anxhelo Kumaraku.

Po ashtu në pronësi ata kanë edhe një market lokal dhe një bilardo.

Policia njofton se dyshohet se te motori i kondicionerit ka shpërthyer lënda plasëse. Nga shpërthimi fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Tiranë/Informacione paraprake. Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Si ndodhi plagosja e policit në Fresk ? 

Në 18 Maj dy vëllezërit Aldo dhe Ali Lika dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri 31-vjeçarin Kejdi Spaja për një borxh, por aksidentalisht plagosën policin jashtë shërbimit Anxhelo Kumaraku.

Dy vëllezërit, 33 vjeç dhe 22 vjeç kishin në shënjestër Kejdi Spajën, një person, i cili ishte në arrest shtëpie, por në momentin kur ndodhi ngjarja e kishte thyer.

Ata qëlluan nga një makinë drejt 31-vjeçarit Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij me efektivin Kumaraku dhe një person të tjetër me iniciale L.D.

Policia arrestoi 31- vjeçarin Spaja, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Ndërkohë dy vëllezërit janë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, Anxhelo Kumaraku.  Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor.

shpërthimi me tritol në tiranë lulzim lika

Lini një Përgjigje