TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2024, 10:08

Tragjedia në Shkodër, Erdgys Arrazit i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Shkodër, Erdgys Arrazit i jepet leje për të

Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare.

Ai ndodhet në burg nën akuzë për shkaktim të vetëvrasjes.

39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit do të prehet në qytetin e Durrësit, pranë varrit të së ëmës.

Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të zhvillohet sot në orën 12:00 në Durrës, ndërsa ho,azhet në Kamës. Kurse 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës.

Trupat e pajetë të të gjithë të mbyturve në Bunë më dy maj, janë gjetur pas tre ditësh kërkime. Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes.

Lini një Përgjigje