TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2024, 09:44

U vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma Arrazi do të prehet në qytetin e Durrësit  

Shkruar nga Pamfleti

U vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma

39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit do të prehet në vendlindjen e saj qytetin e Durrësit.

Pas tre ditë kërkimesh janë gjetur trupat e pajetë të të gjithë të mbyturve në Bunë.

Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes.

Familja e nënës e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj nuk është lejuar të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.

Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të realizohet në qytetin e Durrësit ndërsa 3 fëmijët e saj që u mbytën në lumë do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës.

Lini një Përgjigje