
Gjykata e Nices në Francë ka kërkuar 20 vite burg për 32-vjeçarin, i cili vrau prostitutën shqiptare. Ngjarje ka ndodhur në 25 dhjetor të vitit 2019.
Autori kishte paguar Brunilda Sadushi (Kovaçi) për të kryer marrëdhënie në makinë.
Trupi i viktimës u gjet në parkun Valmasque në Mougins, pjesërisht i djegur. Roman Briy, pasi kishte paguar për seks në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, mbyti të renë pa qenë në gjendje të shpjegonte aktin e tij.
Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello kërkoi 20 vite burg për autorin ditën e sotme. Ai do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon tre vite burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.
Një djalë i njohur si i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, ai përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat do t’i kishin ndryshuar karakterin pak para tragjedisë.
Një farmakolog ekspert e përjashtoi këtë hipotezë. Avokatja e tij, Cindy Marafico i kërkoi Gjykatës dhe anëtarëve të jurisë që ”të gjenin një ekuilibër midis asaj që ai bëri dhe asaj që ai është”.
Eksperti psikolog u shpreh optimist për aftësitë e të akuzuarit, i cili është kthyer në një të burgosur model, për t’u riintegruar. Por mungesa reale e motivit nuk shqetësoi prokurorin e përgjithshëm për një përsëritje të mundshme të veprës penale.
Lini një Përgjigje