TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2024, 16:08

Detaje nga seanca gjyqësore/ Erdgys Arrazi “kyç” gojën para gjykatësit, shfaqet në gjendje të rënduar psikologjike

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga seanca gjyqësore/ Erdgys Arrazi “kyç”

Erdgys Arrazi, ka kyçur gojën në gjykatë, lidhur me tragjedinë ku gruaja dhe 3 fëmijët e tij u mbytën në lumë.

Avokati i tij ka thënë se klienti ishte në gjendje të rënduar psikologjike, teksa kërkoi lirimin nga qelia.

Po ashtu avokati mbrojtës ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjeko-ligjor, ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.

Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideriatë nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.

 

Lini një Përgjigje