TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2024, 13:34

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ekspertët parashtrojnë gjetjet pas kqyrjes së kamerave: Konflikti me armë nisi nga pozicioni i viktimës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ekspertët parashtrojnë gjetjet pas kqyrjes

Ka nisur seanca në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 24 prillit në 2021.

Ekspertët kanë interpretuar mekanizmin e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë.

Sipas ekspertëve të pavarur që kanë rindërtuar skenën e krimit, konflikti me armë nisi nga pozicioni i Pjerin Xhuvanit dhe sipas tyre reagimi i të pandehurit që tërhiqet duket se vjen si shkak pasi identifikuar qitësit.

“Viktima Pjerin Xhuvani erdhi në vendngjarje i shoqëruar me persona të tjerë. Arbër Paplekaj u tërhoq, identifikoi qitës. Grupet u shtynë me njëri-tjetrin, aty ishte dhe policia! Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qites pranë tij”, tha eksperti.

arber paplekaj seanca pjerin xhuvani

Lini një Përgjigje