TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2024, 13:40

Dyshohet se çoi gruan drejt vetëvrasjes, lihet në burg Erdgys Arrazi

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se çoi gruan drejt vetëvrasjes, lihet në burg Erdgys

Gjykata e Shkallës Vendore të Shkodrës ka lënë në burg Erdgys Arrazin.

Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi u vetëhodh se bashku me 3 fëmijët në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Jeta e tre fëmijëve u ndërpre në mes, pasi nëna e tyre, Alma Arrazi në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore, u hodh nga ura e Bunës bashkë me të vegjlit e saj. 

Paraditen e kësaj të marte është gjetur trupi i djalit 3-vjeçar dhe i Alma Arrazit. 

Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit. Një ditë më parë është gjetur trupi i pajetë, i 8-vjeçares, Greis Arrazi, e cila përcillet sot në banesën e fundit. Ndërsa dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së parë, Ergesës, 9-vjeçe.

shkoder ngjarja erdgys arrazi

Lini një Përgjigje