TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2024, 18:26

Zbulohen dy shtëpi bari në Tepelenë, arrestohen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen dy shtëpi bari në Tepelenë, arrestohen 4 persona

4 persona janë arrestuar pasi janë kapur në një ambient të përshtatur për kultivim kanabisi.

Policia Rajonale ndërmori një aksion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë pas disa informacioneve për prezencë të lëndës narkotike kanabis.

Mësohet se është zbuluar ambient i mbyllur i braktisur ku kanë qenë të instaluar drita verbuese për ngrohje të përshtatur si shtëpi bari kultivuese.

Bëhet me dije se një prej objekteve është zbuluar në qytet, ndërsa tjetra në zonën e Kalivaçit.

Deri më tani janë zbuluar mbi 230 rrënjë kanabisi. Sipas policisë, një ndër 4 personat e arrestuar dyshohet se është kryesori në këtë akt ilegal.

Ndërkohë, vijon aksioni për verifikimin e personave të tjerë.

Në objekte u sekuestruan dhe paisjet, llambat aspiratorë etj, që shërbenin për rritjen e bimës narkotike, si dhe u konstatuan lidhjet e paligjshme në rrjet.

 

Lini një Përgjigje