
Gjykata e Francës ka dënuar me 4 vite burg 22-vjeçarin shqiptar Mirsen Meti, i cili u kap disa ditë më parë me 8 kg kokainë dhe një sasi poleni kanabis.
22-vjeçari nuk ka dashur të flasë shumë gjatë gjykimit të tij, duke thënë se ka frikë për jetën e tij.
“Dëshiroj të hesht, Kokaina e gjetur në makinë vlen më shumë se koka ime”, tha ai.
Meti u kap në 3 maj në Saint-Etienne-de-Montluc, ku oficerët e doganës dhe qeni i tyre zbuluan kokainën.
Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165 që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan).
Pranë Sant-Etienne-de-Montluc, në Loire Atlantique, oficerët e doganës ndaluan një automjet tip “Golf” që vinte nga jugu i Francës.
Brenda mjetit u gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe një sasi poleni cannabis.
Destinacioni i të riut Mirsen Meti ishte rajoni i Lorientit.
Lini një Përgjigje