TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2025, 12:52

Trafik armësh dhe municionesh nga Fieri në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë në kryeqytet; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Trafik armësh dhe municionesh nga Fieri në Tiranë, arrestohen dy
Arrestimi i të riut

Blutë e kryeqytetit kanë goditur një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga dy të rinj nga Fieri.

Sipas Policisë gjatë kontrollit 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. 

21-vjeçari Dejvi Naci është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi dyshohet se do të shiste një pistoletë në kryeqytet. Në pranga ka rënë edhe shoku i tij Albi Spahaj për moskallëzim krimi.

24-vjeçari Albi Spahaj dhe 21-vjeçari Dejvi Naci, të dy banues në Fier, ishin nisur drejt Tiranës më qëllim shitjen e armës së zjarrit.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje