TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2025, 21:40

Vrasja e Ilaria Sulës, i dyshuar edhe i ati i filipinasit; në banesë gjenden njolla gjaku kudo

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Ilaria Sulës, i dyshuar edhe i ati i filipinasit; në

Dyshohet se i ati i filipinasit është bashkëpunor në fshehjen e krimit dhe trupit të Ilaria Sulës.

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Hetimet lidhur me krimin e rëndë po nxjerrin të dhëna të reja ndërsa po formojë si puzzle ngjarjen makabër.

Në banesën në Via Homs, ku Mark Samson dyshohet se vrau Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në venën e qafës, u gjetën njolla gjaku kudo.

Kështu del nga raportet e ekspertizës mjeko-ligjore të shtëpisë në lagjen Africano, ku i riu jetonte me familjen e tij. Hipoteza e hetuesve është se disa persona kanë pastruar banesën nga gjaku pas vrasjes së studentit.

Sipas “LaPresse”, në raportet e inspektimit mjeko-ligjor thuhet se në të gjithë murin e korridorit të banesës janë gjetur gjurmë gjaku. Më tej, gjak i bollshëm është gjetur në dush dhe në lavamanët e tualetit dhe kuzhinës. Përveç kësaj, gjurmë të dukshme gjaku janë gjetur në shkopinjtë dhe dorezat e furçave të dyshemesë.

Një tjetër gjurmë u gjet nga hetuesit në një kuti kartoni mbi një gardërobë, një njollë e madhe gjaku ishte në dorezën e brendshme të derës së përparme të majtë të makinës "Ford Puma" të përdorur nga Mark Samson.

Në rrobat e viktimës një e dhënë për datën e vrasjes

Për më tepër, veshja që kishte veshur Ilaria Sula kur u vra në shtëpinë e Mark Samsonit, mund të tregonte kohën e vrasjes së saj. Mbrëmjen e 25 marsit dhe jo në mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori. Trupi i saj mund të ketë qëndruar në banesë për të paktën 20 orë.

Më 26 mars, supozohet se janë blerë produkte për pastrimin e shtëpisë. Në konfirmim të kësaj, policia sekuestroi një faturë të lëshuar nga një dyqan mallrash dhe detergjentesh jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasja.

Sipas asaj që raportohet, rezulton se Ilaria kishte veshur pantallona të zeza Bershka dhe një xhup të bardhë H&M të mbuluar me njolla gjaku. Gjithashtu, në rrugën Homs u gjetën disa palë doreza lateksi me gjurmë gjaku.

Në makinën e Samsonit, pak para hedhjes së trupit, u gjetën disa tufë flokësh të gjatë, me siguri që i përkisnin Ilarias. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.

Lini një Përgjigje