TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2025, 12:16

Shpërndante droga të forta; kush është 'i forti' në Korçë që ra në prangat e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Shpërndante droga të forta; kush është 'i forti'
Pamjet nga arrestimi

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar Denis Lika, 35 vjeç.

Lika siguronte droga të forta dhe më pas i shpërndante në doza në lagje dhe ambiente lokalesh në qytetin e Korçës.

Gjatë veprimeve, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin që po lëvizte në lagjen nr. 4 të Korçës, ku dhe është bërë kontrolli i Denis Likës.

Në përfundim të kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të dyshuar narkotike kokainë, e cila ishte e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe tre aparate celulare dhe automjetin që përdorte për shpërndarjen e drogës.

35-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia e Korçës vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

shpërndante droga të forta denis lika korçë

Lini një Përgjigje