
Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e autostradës Lushnje- Fier.
Mësohet se në vendin e quajtur “Vajkan”, një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Fatmirësisht, tre personat që ndodheshin në automjet nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.
Lini një Përgjigje