TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2025, 12:29

Humbi kontaktet me bashkëjetuesen, policia nis kërkimet për gjetjen e 50-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Humbi kontaktet me bashkëjetuesen, policia nis kërkimet për

Policia e Elbasanit ka nisur kërkimet për humbjen e një 50-vjeçari pas kallëzimit të bashkëjetueses së tij. Bëhet me dije se shtetasi G.S nuk është kthyer në banesë pas punës duke humbur kontaktet me të.

“Dje, ka kallëzuar shtetasja B. L., 50 vjeçe, se më datë 01.09.2025, ka humbur kontaktet me bashkëjetuesin e saj, shtetasin G. S., 50 vjeç, i cili nuk është kthyer në banesë, pas punës. Po punohet për gjetjen e 50-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje