
Shkon në dy numri i të arrestuarve të Greqi lidhur me vrasjen e shqiptarit Artur Bashimi, ngjarje e ndodhur në 18 gusht 2025.
Mediat greke shkruajnë se për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar në Agios Panteleimonas, janë arrestuar dy 27-vjeccarë grekë.
Urdhri për ekzekutimin dyshohet se është dhënë nga brenda burgut nga kreu i mafies shqiptare, ndërsa 47-vjeçari u ekzekutua nga dy të arrestuarit.
Autoritetet arrijnë në përfundimin se vrasja ishte një mesazh për vëllain e viktimës, i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në banda të ndryshme.
Rasti u hetua nga Divizioni i Vrasjeve i FBI-së Greke.
Mediat greke raportojnë se një prej të arrestuarve, përdorues droge, i tha policisë pas arrestimit, mori përsipër të ekzekutonte një kontratë vdekjeje kundër 47-vjeçarit për 15,000 euro.
Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me personin që i dha urdhërin, ndërsa pohoi se nuk dinte as arsyet pse duhej ekzekutuar 47-vjeçari, megjithatë, shtoi se kontrata e tij u dha nga brenda burgjeve.
Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë. Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motoçikletë, iu afrua dhe qëlloi viktimën, duke e plagosur për vdekje.
Gjatë autopsisë së kryer në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u konfiskuan, ndër të tjera, një fishek arme zjarri dhe një gëzhojë arme zjarri, ndërsa gjatë autopsisë së trupit u gjetën "hemotoraks, lëndime në gjoks nga një plumb arme zjarri".
Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.
47-vjeçari rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri.
Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.
Lini një Përgjigje