I riu grek ka dëshmuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eliminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve.
Një i ri grek është arrestuar për vrasjen e 47-vjeçarit Artur Bashimi më 18 gusht në Athinë.
Autori 27-vjeçar, i cili ishte përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15 mijë eurosh.
I riu grek ka dëshmuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eliminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve.
Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.
Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motor, iu afrua dhe qëlloi viktimën. Gjatë autopsisë së kryer në vendin e ngjarjes, u gjetën një fishek arme zjarri dhe një gëzhojë, ndërsa gjatë autopsisë së trupit u zbulua “hemotoraks, lëndime në gjoks nga një plumb arme zjarri”.
Kush është Artur Bashimi?
Bashimi kishte precedentë penalë në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në shkurt 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik dhe sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.
Burime policore konfirmojnë se i ndjeri është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Marsel Bashimi është arrestuar në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.
Lini një Përgjigje