TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2023, 16:21

Tentuan të trafikonin kokainë me kamion drejt Greqisë, kapen dy persona në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti
Tentuan të trafikonin kokainë me kamion drejt Greqisë, kapen dy

Dy persona janë arrestuar këtë të diel në pikën kufitare të Kapshticës, në kuadër të operacioni policor të koduar “Pragu”. Shtetasit Mariglen Kristo, 29 vjeç dhe Dorjan Totoshi, 36 vjeç tentuan të trafikonin drejt Greqisë rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.

Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë (rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë), të cilat i kishte fshehur në trup, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. K.
36 vjeçari dhe 29 vjeçari, të dy banues në Elbasan, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

"Falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me strukturat e DVP Korçë, shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin D. T. dhe pasagjer shtetasin M. K. Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë (rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë), të cilat i kishte fshehur në trup, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. K. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 36 vjeç dhe M. K., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale."-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje