TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2023, 15:31

Qëlloi me armë zjarri drejt marketit në Shkodër, shpallet në kërkim 27-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Qëlloi me armë zjarri drejt marketit në Shkodër, shpallet

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një marketi në fshatin Grudë e Re. Raportohet se Rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, shtetasi T. M. ka njoftuar sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.

Sakaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 27 vjeç banues në fshatin “Grudë e Re”. Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë në marketin e shtetasit T. M, por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e 27-vjeçarit."-njofton policia.

policia shkoder

Lini një Përgjigje