TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2023, 12:11

Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, dalin pamjet nga operacioni i policisë me familjarët në Konispol ku dyshohet se u groposën

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, dalin pamjet nga operacioni i

Janë publikuar pamjet e aksionit të Policisë së qarkut Vlorë, të cilët janë nisur drejt Vrinës së Konispolit, për të krehur zonën me qëllim gjetjen e trupave të Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit.

Dy 46-vjeçarët dyshohet se pas ekzekutimit, mund të jenë groposur në këtë zonë. Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe rreth 50 familjarë të dy personave të zhdukur.

Kujtojmë se që prej mëngjesit të sotëm, rreth 50 familjarë te Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur fizikisht dhe me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave të pajetë.

Burimet bëjnë me dije se personat e shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje janë me precedentë penalë, disa madje edhe të arrestuar dy vitet e fundit nga policia e Sarandës për vepra të rënda, por të liruar më pas nga Gjykata e këtij qyteti.

Ende nuk dihet nëse ndaj tyre është lëshuar urdhër-arresti.

Dyshohet se motivi kryesor i ekzekutimit të "Koçoles" dhe shokut të tij mendohet të jetë shit-blerja e një toke, edhe pse personat e dyshuar për këtë ngjarje kanë precedentë për çështje të mëdha narkotikësh. 

Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim. Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste.

Shpresat e policisë dhe prokurorisë për gjetjen e trupave, janë tek bashkëpunimi i njërit prej personave që po mbahet i shoqëruar, i cili ka refuzuar të flasë megjithëse është një individ që ka informacion të detajuar.

Kush janë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi?

Leonard Thodhori njihet ndryshe si “Koçole” dhe është dënuar disa herë. Ai ka qenë i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.

Në vitin 2003, "Koçole" ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar me pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Ndërsa, Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi ka qenë dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. Ai është arrestuar në prill të vitit 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, dalin pamjet nga operacioni i

 

zhdukja operacion policior fatmir sulovari konispol

Lini një Përgjigje