TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2023, 10:41

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, merren në pyetje ‘të fortët’ e Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, merren në pyetje ‘të

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Bëhet me dije se disa emra të “fortësh” në Shkodër janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet të cilët më pas janë lënë të lirë.

Nuk ka informacione, nëse hetuesit kanë ndonjë të dhënë se nga është autori, por dëshmia e kamarierit të lokalit në pronësi të Nikulajt ka ngritur dyshime nëse vrasësi mund të jetë nga Veriu bazuar nga dialekti.

“Rreth orës 13 e 27 minuta unë kam qenë në banak dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup. Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut” dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë. Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”, mësohet të ketë thënë kamarieri.

Ndërkohë, një shtetas anglez është në verifikim për vrasjen e biznesmenit dhe anëtarit të këshillit bashkiak në Lezhë.

Mësohet se shtetasi anglez ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar. Nga verifikimet e sistemit TIMS, anglezi rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14 prill dhe është larguar mbrëmjen 19 prillit disa orë pas ngjarjes.

Përgjatë 5 ditëve, ai ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës. Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin.

Për shkak të largimit të shpejtë përmes aeroportit të Rinasit drejt Britanisë në Madhe, hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL”.

Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër me familjen Palaj. Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë, por nuk janë gjetur në banesë asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit në Angli dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

 

ekzekutim biznesmen shkoder te fortet

Lini një Përgjigje