TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2023, 09:34

Shkatërrohet grupi që transportonte klandestinë, arrestohen 4 persona në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet grupi që transportonte klandestinë, arrestohen 4

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi tentuan të kalonin 29 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit të parave.

Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Fatos Hasaj, Martin Fusha, Besar Fikaj dhe Kol Qershia, banues në Shkodër.

Mësohet se 3 prej tyre monitoronin rrugën për të shmangur kontrollet e policisë ndërsa njëri drejtonte furgonin ku ndodheshin emigrantët.

Sakaq, policia ka sekuestruar 2 automjetet me të cilët transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Border”, për goditjen e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.

Operacioni i zhvilluar nga DVKM Vlorë në bashkëpunim me Repartin Special “Delta”, Komisariatin e Policisë Himarë dhe Seksionin e Trafiqeve në DVP Vlorë.

Transportonin me një mjet furgon, 29 emigrantë, vihen në pranga 4 shtetas nga Shkodra, ku 3 prej të cilëve lëviznin me një automjet tjetër privat për të monitoruar rrugën, për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta” dhe strukurat e DVP Vlorë, në vijim të operacionit policor të koduar “Border”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin drejt vendeve të BE-së, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit:

-F. H., 48 vjeç, M. F., 32 vjeç, B. F., 18 vjeç dhe K. Q., 36 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Të 4 këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të kryer transportimin kundrejt pagesave, të 29 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Shtetasi B. F. drejtonte furgonin me të cilin transportoheshin emigrantët, ndërsa 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, lëviznin me një automjet tjetër, me qëllim monitorimin e rrugës së kalimit nga Saranda drejt Shkodrës, për të shmangur shërbimet e Policisë.

2 automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

klandestine arrestim vlore

Lini një Përgjigje