Një 25-vjeçar nga fshati Vig i Vaut të Dejës, është vënë në pranga pasi lëvizte më një armë zjarri me vete dhe shpërndante panik të banorët e tjerë.
Pas një njoftimi se i riu po qarkullonte me një armë zjarri me vete në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët, policia ka shkuar mennëherë në fshatin Vig të Vaut të Dejës.
Për pasojë është kapur dhe është arrestuar menjëherë 25-vjeçari.
25-vjeçari dyshohet se më parë ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të Komisiariatit të Policisë Vau i Dejës dhe ato të DVP Shkodër, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje