TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 12:36

Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor në Gjirokastër, autori i maskuar largohet 'duar bosh'

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor në

Një tentativë grabitje ka ndodhur në një njësi këmbimi valutor në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘18 shtatori’, ku mendohet se një person me maskë ka hyrë tek një exchange dhe ka tentuar që ta grabisë.

Sipas policisë, autori dyshohet se ka përdorur një send në dukje armë zjarri, duke tentuar të vjedhë pikën e këmbimit valutor.

Policia e Gjirokastrës ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar personin që tentoi të kryente grabitjen.

Policia po kqyrë kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin. Mësohet se personi veprimin e ka kryer në tentativë duke mos mundur dot të marrë lekë nga pika e këmbimit valutor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

"Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje