TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 12:28

Tragjedia me 4 viktima në Fushë-Prezë, 25-vjeçari priti në aeroport të vëllanë që u kthye nga Gjermania

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia me 4 viktima në Fushë-Prezë, 25-vjeçari priti
Erild dhe Enejd Laçi

Erild dhe Enejd Laçi, nga fshati Borizanë i Krujës e kanë mbyllur derën e shtëpisë. Dy vëllezërit vdiqën në aksidentin e tmerrshëm të Fushë-Prezës, duke lënë pas vetëm dy prindërit.

Makina që drejtohej nga 25-vjeçari Enejd Laçi u përplas fatalisht me betonieren mbrëmjen e së mërkurës. Në makinë ndodheshin dy vëllezërit Erild dhe Enejd Laçi, kushëriri i tyre Andi Laçi nga Borizana dhe shoku i tyre nga Fushë-Kruja Enrikejd Kurti, 24 vjeç.

Burime për Report Tv bënë të ditur se ata kishin pritur në Rinas, Erild Laçi, i cili kthehej nga Gjermania. Sapo kanë lënë aeroportin dhe janë nisur për në banesat e tyre u ka prerë rrugën betonierja, duke shkaktuar goditjen fatale për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte makina Mercedes Benz ku udhëtonin 4 të rinjtë.

Makina ka shpërthyer në zjarr për shkak se ishte me motor benzinë-gaz. Trupat e pajetë janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës. Familjarët të cilët janë mbytur nga dhimbja ende nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë, pasi po kryhet ekspertiza. Fshatin Borizanë në Krujë e ka pllakosur zija.

Ndërkohë Aleksandër Krrashi shoferi i betonieres është arrestuar për vepren penale ” shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Drejtimi mjetit ne menyre te parregullt pa leje drejtimi” dhe ” largimi nga vendi aksidentit”.

Në polici Danjel Qemal Koxha me detyre menaxher i firmës “Hel jon shpk ” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”,”shkelje e rregullave në punë”, ” Punësimi i paligjshëm”, ” fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

Në kërkim pronari i firmës ” Hel Jon” shpk, Saimir Rruzhdi Hoxha me detyrë administrator i kësaj firme për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”,”shkelje e rregullave në punë”, ” Punësimi i paligjshëm”, ” fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

erild dhe enejd laçi

Lini një Përgjigje