
57-vjeçari Xhevair Sinanaj është arrestuar nga policia pasi u kap me armë dhe eksploziv në banesë. Policia e Vlorës ka sekuestruar 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të ndarë në 10 kallëpe, gati në përdorim.
Dyshohet se 57-vjeçar, Xhevair Sinanaj mbante të fshehura armët dhe eksplozivin për llogari të grupeve kriminale. Ai u arrestua në fshatin Gorrisht, në Selenicë të Vlorës.
“Falë inteligjencës policore dhe ndërhyrjes operacionale, bëhet e mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të ndarë në 10 kallëpe.
Vihet në pranga një 57-vjeçar, Xhevair Sinanaj, i cili posedonte dhe mbante të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale.
Bazuar në të dhënat e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e specializuara të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve eksplozive.
Gjatë operacionit, në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjja Rexhepaj, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 57 vjeç, banues në këtë zonë.
Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•3 armë zjarri, të fshehura në një çantë.
•Një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.
Nga hetimet rezulton se këto armë dhe lëndë eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim përdorimin në aktivitete të paligjshme.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje