TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2023, 11:17

Tentoi të futej në Shqipëri, arrestohet në Morinë 50-vjeçari serb i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të futej në Shqipëri, arrestohet në Morinë

Një 50-vjeçari nga Serbia është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Ai akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim të sendeve të vjedhura, kryer në formën e grupit kriminal.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Berlin, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i kërkuar ndërkombëtarisht I. B., 50 vjeç, banues në Serbi.

"Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berlin, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani po vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit.

ne kerkim arrestim serb dogane

Lini një Përgjigje