TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2023, 10:27

Droga e mbjellë në mes të misrit, Gjykata e Vlorës lë në burg një prej autorëve; liron dy të tjerët

Shkruar nga Pamfleti

Droga e mbjellë në mes të misrit, Gjykata e Vlorës lë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masa e sigurisë për tre shtetasit e ndaluar gjatë operacionit të kryer në Bishan të Vlorës, ku u sekuestruan rreth 5 mijë bimë kanabisi, dy armë automatike dhe një armë gjahu.

Mësohet se është vendosur masa arrest në burg për Skëndër Llanaj, ndërsa për djalin e tij Danielo Llanaj është vendosur detyrim paraqitje.

Theksohet se për Durim Murataj është vendosur lirim i menjëhershëm. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit si edhe tre efektivë të policisë.

arrestim gjykata vlore droge

Lini një Përgjigje