TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2026, 21:37

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia "blindon" qytetin

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit, duke alarmuar banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, disa krisma janë dëgjuar në këtë zonë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ende nuk ka të dhëna për persona të plagosur apo viktima.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shkodrës, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin e autorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e para procedurale, ndërsa po mblidhen prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave dhe motiveve të të shtënave.

Pritet që në orët në vijim, Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia

Lini një Përgjigje