TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 22:05

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë në rrugët e Tiranës dhe kërkojnë largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë në rrugët e Tiranës dhe

Protestuesit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 26-të radhazi kundër qeverisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë lëvizjes nëpër kryeqytet, qytetarët kanë brohoritur njëzëri "Rama jepe dorëheqjen!", "Rama, Rama, f*ck you!" dhe "Ju erdhi fundi!". Kjo e fundit lidhet me deklaratën e bërë më herët nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku ai tha se kritikëve të tij u përgjigjet me shprehjen "f*ck you".

Marshimi është shoqëruar me pankarta, brohoritje dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Aktualisht, protestuesit ndodhen pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe po marshojnë në drejtim të Kuvendit, në vijim të protestës që zhvillohet prej 26 ditësh. Organizatorët kanë theksuar se protesta do të vijojë çdo mbrëmje deri në plotësimin e kërkesave të tyre, me fokus kryesor dorëheqjen e kryeministrit.

proteste marshim tirane edi rama

Lini një Përgjigje