TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2023, 22:02

Skema 3D, si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë me 3 të vdekur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skema 3D, si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë me 3 të vdekur

Eksperti Dr.Ing. Alfred Hasanaj ka modeluar aksidentin rrugor në skemën 3D, duke treguar të gjithë momentin se si ka ndodhur tragjedia e rëndë.

Siç shihet edhe nga video, duke momenti kur drejtuesi i automjetit Audi A8 ka çarë barrierën e mbikalimit në rrethrrotullimin e Saukut dhe më pas ka përfunduar mbi kofanon e një mjeti tjetër.

Mjeti vjen nga autostrada me drejtim nga Farka dhe te rrethrrotullimi i “TEG”-ut ai duket që nuk e ul shpejtësinë, por godet barrierat mbrojtëse dhe përfundon në autostradën poshtë mbikalimit.

Kujtojmë se nga aksidenti tragjik, humbën jetën Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

aksidenti tirane audi

Lini një Përgjigje