TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2023, 11:30

Kreu i një grupi kriminal në Belgjikë, sekuestrohen 22 pasuri të 50-vjeçarit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i një grupi kriminal në Belgjikë, sekuestrohen 22 pasuri

Policia e Shtetit ka sekuestruar sot 22 pasuri në pronësi të Eridan Guerreros, 50-vjeçarit nga Vlora, i cili ndodhet në burg në Belgjikë për trafik droge.

Bëhet fjalë për prona në zonën e Vlorës dhe Durrësit të Guerreros dhe të familjes së tij.

50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale. Mësohet se mes pasurive të sekuestruara janë automjete, apartamente, garazhe e toka dhe depo, etj.

Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje