Ditën e sotme janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik që u regjistrua një ditë më parë në mbikalimin në afërsi të TEG. Në video duket si 20-vjeçari me shpejtësi skëterrë ka humbur kontrollin e mjetit, thyen barrierat mbrojtëse të mbikalimit te TEG-u dhe përfundon në autostradë. Siç shihet qartë i riu nuk ka marrë rrethin tek mbikalimi, por ka ecur drejt. Një Benz aty pranë ka shpëtuar mrekullisht.
Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se Ruçaj ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rejat që humbën jetën në makinën që po drejtohej nga 20-vjeçari. Pasagjeret, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të rënda që morën.
Ruçi duket se lëvizte shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi ai ishte gjobitur edhe më parë për tejkalim shpejtësie, por ndërkohë ai postonte edhe video në TikTok duke qarkulluar me makina luksi e shpejtësi deri në 270 km/h. Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.
Lini një Përgjigje