
Detaje të tjera janë zbardhur nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 20-vjeçari Klevis Ruçaj u përplas me trafikndarësen në rrethrrotullim.
20- vjeçari nga Fieri, ia kishte marrë makinën një shoku të tij, të enjten ai u takuar me dy mikeshat e tij në Tiranë, ku fatkeqësisht humbën jetën në aksident.
Dy vajzat ishin pasagjere në mjetin Audi, ku mësohet se Ruçaj, ishte duke lëvizur me një shpejtësi mbi 200 km/h.
Për shkak të rënies në anën tjetër të autostradës, Audi përfundoi mbi makinën tip Hyndai, duke plagosur tre anëtarë të së njëjtën familje nga Elbasani, çiftin e bashkëshortëve Kurti dhe djalin e tyre. Ata ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
20 vjeçari kishte 1 vit që ishte pajisur me leje drejtimi. Që prej 6 shtatorit të vitit 2022 e deri në janar të këtij vitit Klevis Ruçaj është gjobitur 5 herë nga policia.
Masat administrative ndaj tij varionin nga 1 mijë deri në 25 mijë lekë të reja, në një kohë që Kodi Rrugor parashikon pezullimin e patentës për shkelje të rënda, e sidomos për personat që janë përsëritës.
Pasionin për shpejtësinë, ai e ka publikuar edhe në rrjetet sociale. Në video-t e postuar në Tik-Tok, duket teksa 20 vjeçari lëviz me 271 km/h duke i dhënë makinës me një dorë. “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”, shkuante ai.
Lini një Përgjigje