TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2023, 14:04

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën shoferja 30-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën shoferja

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët e vendit tonë, duke humbur jetën një vajzë. Ngjarja ndodhi në Kavajë.

Një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferja 30-vjeçare Rovena Cara.

“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

aksident i rëndë në kavajë

Lini një Përgjigje