TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2023, 20:01

Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë, shënohet viktima e tretë brenda ditës; makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë, shënohet

Një ditë pas aksidenti tragjik në Tiranë ku humbën jetën 3 të rinj, sot janë përgjakur sërish rrugët e vendit. Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur disa aksidente dhe këtë pasdite është shënuar viktima e tretë. Më herët humbën jetën dy perona në Kavajë dhe në Durrës, ndërsa këtë herë një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin Korçë-Maliq.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Lumalas, ku drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. 

Mesditën e sotme një 30-vjeçare humbi jetën në Kavajë, ndërsa një 58-vjeçar ka ndërruar jetën në Durrës.

30-vjeçarja, Rovena Cara ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj dhe dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa 30-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, 58-vjeçari ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte me biçikletë, pasi u përplas nga një betoniere. Drejtuesi i betonieres, Petrit Pashaj është shoqëruar në komisariat.

aksidnet maliq

Lini një Përgjigje