
Selaniku është vënë në alarm mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri.
Mësohet se një shqiptar ka mbetur ri plagosur, sipas mediave greke. Ngjarja u regjistrua jashtë një lokali, ku gjatë një sherri mes dy shqiptarëve, njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi në këmbë bashkëatdhetarin.
Pas të shtënave autori, i cili sipas mediave greke është me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për arrestimin e tij.
Ndërkohë, shqiptari tjetër i plagosur ndodhet në spital.
Lini një Përgjigje