
27-vjeçarja Vanessa Ballan, u gjet e vdekur në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos. E reja jetonte në shtëpi me bashkëshortin Nicola Scapinello, i cili ishte në krah të saj dhe në gjendje shoku. Alarmi u ngrit nga një fqinj i cili telefonoi policinë. Ajo ishte goditur me thikë dhe si i dyshuar është një shtetas kosovar, i cili ka pasur njohje të mëparshme me viktimën.
Sipas ‘SKY News’ i dyshuari për vrasjen e Vanesës është shtetasi kosovar, 41-vjeçari Bujar Fandaj. Policia është ende në kërkim të tij. Duket se Vanessa Ballan e njihte dhe e kishte denoncuar për ndjekje tetorin e kaluar.
Ishte bashkëshorti i saj, Nicola Scapinello, ishte ai që ua tregoi këtë detaj hetuesve. I dyshuari, i cili jeton në Altivole, një komunë në kufi me Riese, u largua nga vendi i krimit.
Vanessa u dhunua në fytyrë dhe më pas u godit me të paktën shtatë plagë të thella me thikë në gjoks.
Gruaja u mundua të mbijetojë por nuk ja doli dot.
Partneri i saj, i cili ishte me të në shtëpi, është në gjendje shoku, por ka arritur të japë informacione të dobishme për hetuesit që janë në kërkim të vrasësit. Arma e vrasjes ndodhet ende në vendngjarje.
Çifti, i martuar që prej nëntorit 2012, ka një djalë 4-vjeçar, prania e të cilit në momentin e krimit nuk u konstatua dhe banonte prej vitesh në fshatin e vogël të Riese. Është një lagje e vogël banimi me shtëpi gjysmë të ndara dhe një parukeri, të cilën 27-vjeçarja e frekuentonte. Vanessa ishte shtatzënë për disa muaj dhe punoi si shitëse në Eurospin në Castelfranco”, tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia.
Lini një Përgjigje