TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2026, 12:07

Shiste drogë në Dhërmi, kapet 36-vjeçari nga Lushnja 

Shkruar nga Pamfleti

Shiste drogë në Dhërmi, kapet 36-vjeçari nga Lushnja 

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e Dhërmiut.

Në pranga ka rënë Eduard Piro, banues në Lushnjë, i cili u ndalua teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi e dyshuar kanabis sativa e ndarë në doza, e gatshme për shitje.

Veprimet hetimore vijuan me kontrollin në banesën që përdorte në zonën e Drimadhës. Aty u sekuestruan rreth 450 gramë lëndë narkotike e dyshuar si hashash, si dhe një sasi kokaine, të dyja të ndara në doza.

Në cilësinë e provës materiale, policia konfiskoi lëndët narkotike, automjetin dhe telefonin celular të të arrestuarit. Materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Vlorës, ndërsa ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të shtuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Dhërmi.  

Për këtë rast u arrestua shtetasi E. P., 36 vjeç, banues në Lushnjë. 

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Dhërmi, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e gatshme për shitje.   

Në vijim, gjatë kontrollit në ambientin ku banonte ky shtetas, në fshatin Drimadhë, u gjetën rreth 450 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.  

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia. 

arrestim shitje droge

1 Komente

  1. D
    Disleksiket primitive

    Ku ka zona Dhrimadhes aty?Eshte nje budallek i Gjikurias.Zona ka toponimin mijravjecar Perivolo,Megali Hora ose Gonia e gjithe pjesa nga nje cep ne tjetrin. Dhrimadhes eshte emri i Dhermiut ne greqisht,po nuk e shqiptojne mire se si funksion gjuha dhe e thojne trashe ne Dhrimadh

    Lini një Përgjigje