TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2026, 11:14

Kapen me 2.5 milionë euro kokainë 4 shqiptarë në Itali, droga ishte groposur në fushë perimesh me kode të markave luksoze

Shkruar nga Pamfleti
Kapen me 2.5 milionë euro kokainë 4 shqiptarë në Itali,
Droga e sekuestruar

Një sasi prej 10 kilogramësh kokainë është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet italiane në zonën e Fossanos, në provincën e Cuneos, vlera e së cilës arrin rreth 2.5 milionë euro.

Mësohet se në pranga e policisë italiane kanë përfunduar katër shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për përfshirje në aktivitetin e trafikut të drogës.

Hetuesit ranë në 'gjurmët' e drgës duke shkuar drejt një kopshti rural, ku kultivoheshin perime të stinës dhe ku ishte fshehur lënda narkotike. Kokaina ishte groposur në tokë dhe e ndarë në blloqe të veçanta, të shënuara me simbole të markave të njohura, që përdoren në tregun e paligjshëm për të identifikuar cilësinë e saj.

“Në zbatim të një dekreti të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Cuneos, u krye një kontroll që çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e 10 kilogramëve kokainë, të ndarë në blloqe të shënuara me logot e shtëpive të modës së lartë dhe prodhuesve të orëve luksoze, marka të cilat në tregun ilegal përdoren për të treguar origjinën dhe cilësinë e drogës”, thanë autoritetet.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme në banesat e të dyshuarve, janë gjetur rreth 1,500 euro në para të gatshme, si dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për paketimin dhe shpërndarjen e drogës.

Autoritetet gjyqësore po vijojnë verifikimet për të përcaktuar rolin e secilit në këtë rast.

 

kapen me droge 4 shqiptare ne itali

Lini një Përgjigje