TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2026, 11:07

Mashtrimi me call center, 25-vjeçarja kapet në Tiranë; si i "peshkonte" të huajt nga apartamenti

Shkruar nga Pamfleti
Mashtrimi me call center, 25-vjeçarja kapet në Tiranë; si i
Foto nga operacioni

Një 25-vjeçare, e identifikuar si Melisa Saraçi, është arrestuar nga policia në Tiranë, nën dyshimin se administronte një call center të përfshirë në mashtrime financiare ndaj shtetasve të huaj.

Sipas autoriteteve, aktiviteti zhvillohej në një apartament të ndodhur në rrugën “Tish Daija”, ku përmes komunikimeve telefonike qytetarët e huaj bindeshin të investonin në bursa të rreme.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 telefona celularë, si dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur për realizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

"DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Adapted”. Kishte përshtatur apartamentin e saj si call center, për të mashtruar shtetas të huaj, që të investonin në bursa fiktive, vihet në pranga 25-vjeçarja.      

Sekuestrohen nga apartamenti, pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Adapted”.     

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja M. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.   

Shërbimet e Policisë ndërhynë në apartamentin në posedim dhe administrim të 25-vjeçares, në rrugën “Tish Daija”, i cili ishte përshtatur si call center, nga ku dyshohet se mashtroheshin shtetas të huaj që të investonin në bursa fiktive.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 celularë dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

mashtrimi me call center 25 vjecarja

Lini një Përgjigje