TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2026, 11:29

Sherri për kokainën çon në përdorimin e thikave, plagoset rëndë 30-vjeçari shqiptar në Itali; arrestohen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për kokainën çon në përdorimin e thikave,

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve në një lokal në Itali ka lënë të plagosur rëndë një shqiptar 30 vjeç, i cili ndodhet në rrezik për jetën. Në konflikt janë përdorur thika, shishe qelqi dhe sende të forta.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka marrë një goditje me thikë në zonën mes bazës së qafës dhe fytit, plagë që i rrezikon jetën. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin “Papa Giovanni XXIII”, ku mjekët kanë arritur ta stabilizojnë, por gjendja e tij mbetet kritike.

I plagosur ka mbetur edhe një 26-vjeçar italian, i identifikuar si autori i dyshuar i goditjes me thikë. Ai ka marrë një plagë në kokë, pasi është goditur me shishe qelqi gjatë përplasjes. Italiani u dërgua për mjekim në spitalin “Humanitas Gavazzeni”, në gjendje që nuk lejoi marrjen e menjëhershme në pyetje nga prokurori i çështjes, Antonio Mele.

Ngjarja ndodhi në Ranzanico, pranë barit “Ignazzi”, në hyrje të rezidencës “La Filanda”, përgjatë ish-rrugës shtetërore 42 buzë liqenit Endine. Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë lidhje me përplasje për territor dhe kontroll të trafikut të drogës.

Në momentin e ngjarjes, me 26-vjeçarin italian ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë. Pas goditjes me thikë, edhe pse i plagosur, 30-vjeçari shqiptar ka reaguar së bashku me bashkëkombësit e tij, duke e goditur italianin me shishe në kokë.

Karabinierët e degës së Clusone sekuestruan disa doza kokaine jashtë lokalit, ndërsa burimi i lëndës narkotike mbetet ende i paqartë.

Të katër personat e përfshirë në përleshje janë arrestuar. Autoritetet kanë kryer kontrolle edhe në banesat e tyre për të verifikuar lidhjet e mundshme me aktivitetin e drogës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Sherri për kokainën çon në përdorimin e thikave,

Lini një Përgjigje