TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2026, 19:18

Foto/ Gjendet një çantë e dyshimtë pas 15-katëshit në Tiranë, policia rrethon zonën; ndërhyn njësia anti-eksploziv

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ Gjendet një çantë e dyshimtë pas 15-katëshit
Foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar zonën për arsye sigurie.

Një çantë e dyshimtë është konstatuar pas godinës së njohur si “15-katëshi” në kryeqytet, duke vënë në lëvizje forcat e policisë dhe alarmuar njerëzit që frekuentojnë zonën.

Foto/ Gjendet një çantë e dyshimtë pas 15-katëshit

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar zonën për arsye sigurie.

Foto/ Gjendet një çantë e dyshimtë pas 15-katëshit

Pasi njësia anti-eksploziv ka bërë verifikimet përkatëse, rezultoi që brenda çantës nuk kishte lëndë plasëse. 

Foto/ Gjendet një çantë e dyshimtë pas 15-katëshit

Bëhet fjalë për një çantë ngjyrë blu plastike, brenda së cilës janë gjetur vegla pune.

Foto/ Gjendet një çantë e dyshimtë pas 15-katëshit
Valixhja që alarmoi policinë

"Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi."-njoftoi policia. 

çantë e dyshimtë tirane

Lini një Përgjigje